Juani rritet në nivelin më të lartë

21/06/2010 11:20

Juani ka arritur nivelin më të lartë të shkëmbimit me dollarin, në pesë vitet e fundit në tregun ndërbankar.

Efekt i menjëhershëm pozitiv në bursën e Tokios, që ka mbyllur shkëmbimet me një rritje të ndjeshme prej  2,43%. Nikkei regjistroi 10.238,01 pikë, 242,99 më shumë se mbyllja e së enjtes.

Tregu i Tokios ka caktuar cmimet kryesore të shoqërive eksportuese, në pritje të flukseve më të favorshme të shkëmbimeve mes Japonisë dhe Kinës.

Era pozitive është ndjerë në të gjitha bursat kryesore të Azisë dhe vendeve të Paqësorit. Ashtu sikurse Hong-Kong, edhe Shanghai, kanë shfaqur ngritje rreth 3 përqind e Sidney regjistroi progres prej 1.33 përqind.

Top Channel