Darfur, vriten tre paqeruajtës afrikanë

21/06/2010 17:55

Tre paqeruajtës janë vrarë në rajonin sudanez të Darfurit si pasojë e një sulmi të armatosur të ndodhur në perëndim.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave paqeruajtësit ishin nga Ruanda dhe vepronin në kuadër të misionit të Unionit Afrikan.

Sipas burimeve, ata po ruanin një bazë të re që po ndërtohej, zonë ku në të kaluarën ka pasur sulme të shumta.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 300 mijë persona janë vrarë në Darfur që kur rebelët rrëmbyen sërish armët në vitin 2003.

Top Channel