Allawi: Komplot për të më eleminuar

21/06/2010 18:30

Iyad Allawi ka denoncuar ekzistencën e një komploti për ta vrarë ku marrin pjesë funksionarë të qeverisë aktuale të Bagdadit.

Blloku i ish-kryeministrit ka fituar 91 vende në zgjedhjet parlamentare të marsit të kaluar, duke mundur kryeministrin aktual Nouri al Maliki.

“Ka shumë persona që duan të destabilizojnë Irakun. Me siguri ata mendojnë se prania ime është një pengesë për planet e tyre dhe për këtë duan të eleminojnë”, ka deklaruar Allawi për “Los Angeles Times”.

Top Channel