Njolla e zezë, BP ka shpenzuar 2 miliardë dollarë

20/06/2010 10:00

Për të pastruar Gjirin e Mekikës që ka pësuar ndotje në një shkallë shumë të lartë për shkak të rrjedhjeve të naftës, kompania British Petroleium ka shpenzuar deri tani rreth 2 miliardë dollarë.

Lajmin e bën të ditur vetë kompania e cituar nga agjencia e lajmeve, Bloomberg.

Sipas të dhënave, BP e dinte shumë mirë se kishte probleme më platformën “Deepwater Horizon”, shumë javë para incidentit që shkaktoi shkatërrimin e saj dhe rrjedhjen masive të naftës që po vazhdon edhe sot. Këtë e konfirmon punëtori i platformës Tyrone Benton, i cili i mbijetoi incidentit.

Top Channel