Meksikë, stuhija Celia kthehet në uragan

20/06/2010 09:25

Stuhija e tretë tropikale e sezonit, Celia, e krijuar në oqeanin paqësor, po fuqizohet duke marrë përmasat e një uragani.

Erërat arrijnë shpejtësinë deri në 120 km/h. Lajmin e bën të ditur Qëndra Amerikane e Uraganëve, sipas së cilës, aktualisht Celia ndodhet 590 km në jug të Akapulkos dhe po lëviz drejt lindjes me shpejtësi 11 km/h.

Gjithësesi, ekspertët janë të sigurt se stuhija nuk paraqet asnjë kërcënim për brigjet meksikane.  

Top Channel