Kinë, shirat shkaktojnë 132 viktima

20/06/2010 09:20

Shira të furishëm kanë prekur Kinën jugore duke shkaktuar përmbytje dhe shumë viktima.

Sipas të dhënave, deri tani numërohen 132 të vdekur dhe dhjetra të humbur. Mediat kineze theksojnë se edhe gjatë ditës së sotme do ketë reshje të mëdha, cka e vështirëson më shumë situatën.

86 është numri i të humburve, shumë prej të cilëve mendohet të jenë bllokuar nga balta, ndërsa 1 milionë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë.   

Top Channel