Izraeli zbut bllokadën ndaj Gazas

20/06/2010 20:55

Pas presionit ndërkombëtar dhe pas sulmit ndaj flotël pacifiste më ndihma për  Gazan, Izraeli vendosi zbutjen e bllokadës për palestinezët.

Qeveria izraelite njoftoi se ka autorizuar lejimin e të gjitha të mirave dhe materialeve për përdorime civile e humanitare në Rripin e Gazas.

Vendimi i marrë prej izraelitëve heq barrierën për dërgimin e ndihmave për palestinezët dhe është përshëndetur nga disa shtete perëndimore.

Top Channel