Irani lejon inspektimin e AIEA-s

20/06/2010 10:15

Irani do pranojë inspektimin e OKB-së për instalimet nukleare. Kreu i programit berthamor, Ali Akbar Salehi ka theksuar se Teherani ka vendosur të lejojë inspektorët e AIEA-s.

Në një intervistë dhënë për zgjencinë e lajmeve Isna, ai saktëson se Teherani nuk do ta ndalojë inspektimin por ka kërkuar vetëm zëvendësimin e dy inspektorëve sepse sipas tij, ata kane dhënë informacione false për këtë program.

Ekspertët e Agjencicë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore kanë për detyrë të vlerësojnë nëse Irani i përdor centralet nukleare për qëllime paqësore apo për qëllime ushtarake.

Top Channel