Turqi, vriten 8 ushtarë në kufi me Irakun

19/06/2010 09:20

Tetë ushtarë turq janë vrarë dhë tete të tjerë janë plagosur në një sulm të kryer nga rebelët kurdë në afërsi të kufirit me Irakun.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia “Anatolia”, sipas të cilës anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit sulmuan një pikë kontrolli pranë Semdinlit.

Ushtria turke ka dërguar përforcime në zonën ku janë regjistruar luftimet, të cilat sipas burimeve janë ende në vazhdim e sipër.

PKK lufton për pavarësinë e shtetit kurd që prej vitit 1984, luftë që deri më sot ka shkaktuar vdekjen e rreth 40 mije personave.

Top Channel