Trichet: S’do t’i braktisim vendet e Eurozonës

19/06/2010 15:00

“Evropa nuk do të lërë asnjë shtet që të falimentojë”. Kështu ka deklaruar presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet.

Trichet ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë që vende si Greqia, Spanja apo Portugalia të braktisen në fatin e tyre dhe të lihen nën peshën e borxhit.

“Nuk do të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë. Nuk e kemi krijuar Traktatin e Mastrihtit për t’u kthyer pas”, është shprehur kreu i BQE.

Top Channel