SHBA, Obama sulmon republikanët

19/06/2010 18:20

Presidenti Barack Obama ka sulmuar parlamentarët republikanë, fajtor, sipas tij, se po bëjnë obstrukcionizëm konstant.

Obama ka akuzuar senatorët republikanë se po praktikojnë “obstrukcionizëm në Kongres, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme afatmesme, duke penguar kështu nxjerrjen e ligjeve për të cilat SHBA ka nevojë”.

Në fjalimin e së shtunës, Obama ka pohuar se “parlamëntarët republikanë janë dukë menduar për zgjedhjet e ardhshme, në vend që të mendojnë për gjeneratën e ardhshme”.

Top Channel