Pakistan, avioni amerikan vret 11 persona

19/06/2010 10:50

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm me raketë të kryer nga trupat amerikane në rajonin e Uaziristanit Verior, në Pakistan.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave raketa e qëlluar nga një avion pa pilot goditi një shtëpi në një fshat rreth 25 kilometra larg qytetit Miran Shah.

Autoritetet deklaruan se dyshohej që në shtëpinë e sulmuar fshiheshin militantë. Rajoni është konsideruar si parajsa e guerrilasve talebanë dhe terroristëve të Al Kaedës dhe është sulmuar shpesh nga avionët pa pilotë.

Muajin e kaluar numri tre i Al Kaedës, Mustafa Abu al Yazid, i mirënjohur si sheiku Said al Masri, dyshohet se u vra në të njëjtën zonë.

Top Channel