Obama kërkon lirimin e Su Kyit

19/06/2010 03:55

Presidenti amerikan, Barak Obama në ditën e lindjes së lideres opozitare në Burma, San Su Kyi, ka kërkuar lirimin e saj nga arresti i shtëpisë.

Në mesazhin e urimit vlerëson vendosmërinë, kurajon dhe sakrificën personale të Su Kyit e cila në 20 vitet e fundit është dënuar 14 herë me arrest shtëpie prej qeverisë ushtarake në Burma. Obama ka kërkuar gjithashtu nga qeveria vendase lirimin e menjëhershmë dhe pa kushte të Aung San Suu Kyit dhe të burgosurve të tjerë politikë në vend.

“I drejtohem qeverisë që të respektojë lirite themelore për të gjithë dhe të sigurojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Su Kyit dhe të burgosurve të tjerë politikë në vend”, thuhet në letrën e Obamës.

Junta ushtarake në Burma mendohet se mban në forma të ndryshme izolimi, si burgim dhe arrest shtëpie mbi 2100 të burgosur politikë.

Top Channel