Njolla e zezë, kreu i BP rrezikon postin

19/06/2010 20:20

Ndotja në Gjirin e Meksikës duket se do t’i kushtojë postin shefit ekzekutiv të gjigandit britanik të naftës, British Petroleum.

Tony Hayward është gjendur nën një rrebesh kritikash për incidentin që shkaktoi katastrofën më të madhe mjedisore në Amerikë.

Lajmi i shkarkimit të tij, që nuk do të ndodhë sidoqoftë menjëherë, vjen një ditë pas seancës dëgjimore në kongresin amerikan ku Hayward u vu me shpatulla pas muri nga kongresmenet.

Ligjvënësit amerikanë kujtuan të kaluarën plot hapa të rrezikshëm të British Petroleum-it, shkurtimin e kostos dhe vënien e përfitimeve përpara sigurisë, hapa këto që mund të kenë kontribuar sipas tyre në shpërthimin e platformës së naftës Dipuoter Horizon.

Top Channel