Njolla e zezë, BP ndërpret operacionet e pastrimit

19/06/2010 21:50

BP ka bërë të ditur se është detyruar të ndërpresë operacionet në Gjirin e Meksikës për pastrimin e naftës.

Sistemi i thithjes është bllokuar gjatë natës për shkak të kushteve të këqija meteorologjike dhe duhet të rivihet në funksion gjatë ditës.

BP ka bërë të ditur se ndërprerja është bërë për shkak të një problemi me një pajisje teknike.

Sistemi i pastrimit të naftës deri tani ka rekuperuar 24500 fuçi me naftë.

Top Channel