Kirghizistan, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme

19/06/2010 21:25

Qeveria e përkohshme kirgize ka urdhëruar sot shtyrjen deri më 25 qershor shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Osh dhe në disa pjesë të rajonit të saj.

Ndërkohë i dërguari amerikan Robert Blake, që ka mbërritur në sot në Bishkek, ka deklaruar se ka marrë nga autoritetet kirghize impenjimin për të hetuar mbi përleshjet e dhunshme ndër-etnike në jug të ish-republikës sovjetike.

“Komponentët e qeverisë së përkohshme kanë siguruar se do të zhvillohet një hetim”, është shprehur Blake.

Top Channel