Kinë, përmbytjet, mbi 50 viktima

19/06/2010 04:50

Rreth 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur njofton agjencia e lajmeve Xinhua, pas përmbyjteve që goditën Kinën jugore.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se 238 mijë persona janë evakuuar nga zonat e rrezikshme dhe të tjerë pritet të shpërngulen në orët në vijim.

Sipas një vlerësimi paraprak të autoriteteve, shirat e rrëmbyeshëm që sollën përmbytjet katastrofike, shkatërruan rreth 33 mijë shtëpi duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 398 milion dollarësh.

Top Channel