Kinë, 69 të vdekurit nga moti i keq

19/06/2010 10:35

Ka shkuar në 69 të vdekur dhe 44 të plagosur bilanci i viktimave të përmbytjeve që prej një jave kanë përfshirë jugun e Kinës.

Rreth gjysmë milion persona janë evkuar për shkak të ujërave që kanë depërtuar në shtëpitë e tyre, si pasojë e shirave të dendura.

Rrebeshi ka fryrë lumenjtë, duke bërë që ata të dalin nga shtrati, përfshirë lumin Pearl në provincën e Guangdongut.

Sezoni i shirave në Kinë, që filloi në muajin maj, erdhi pas thatësirës më të keqe që është regjistruar ndonjëherë në vendin aziatik.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” raporton se shirat e dendura kanë shkaktuar edhe rrëshqitje toke me pasojë vdekjen e 35 personave.

Top Channel