Trazira në natën e dytë në Irlandën e Veriut, plagosen 12 policë dhe arrestohen 16 persona
Persona të armatosur në Jemen kanë sulmuar selinë qëndrore të Shërbimit të Sigurisë Politike në qytetin e Adenit.
Burime të pakonfirmuara raportojnë se të paktën 11 persona, përfshirë 6 anëtarë të personelit, kanë mbetur të vrarë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në vendngjarje dëgjohen ende shkëmbime zjarri, ndërkohë që nga larg shihen edhe re tymi.
Autoritetet lokale ia kanë atribuar sulmin degës së Al Kaedës, e cila u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të marrin armët kundër qeverisë.
Gjatë sulmit militantë të shumtë u liruan nga ndërtesa e shërbimeve sekrete, e cila ndodhet në rajonin e Al Tauahit, në afërsi të portit të qytetit.
Top Channel