NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
“BP” ka mohuar deklaratat se një prej partnerëve të saj që po menaxhon situatën në Gjirin e Meksikës ka neglizhuar.
“BP” ka deklaruar se “kundërshton fuqishëm” pretendimet e “Andarko Petroleum”, e cila ka thënë se qëndrimi i britanikëve ndaj katastrofës ishte “moskokëcarës”.
“AP”, kompania e pavarur më e madhe e naftës dhe gazit që vepron në Gjirin e Meksikës kontrollon 25% të aksioneve.
“BP” është përballur me kritika të shumta për menaxhimin e asaj që mund të quhet si katastrofa më e madhe ekologjike në historinë e SHBA, duke qenë se derdhja vazhdon dhe nafta përhapet, pavarësisht përpjekjeve për ta penguar atë.
Por presidenti i “BP”, Carl Henric Svanberg ka deklaruar se ajo mbetet një kompani e fortë, pavarësisht “frenimit” që u shkaktua nga derdhja.
Top Channel