Birmani, opozita kërkon lirimin e Suu Kyi

19/06/2010 10:00

Në 65 vjetorin e Aung San Suu Kyi, liderja opozitare e burgosur e Birmanisë, mijëra qytetarë në vend dhe jashtë tij kanë kërkuar lirimin e saj.

Thirrjes i janë bashkuar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, presidenti amerikan Barack Obama dhe autoritete të larta britanike.

Anëtarë të partisë së Suu Kyi kanë në plan të mbjellini rreth 20 mijë fidanë nëpër të gjithë vendin, për të treguar se mbështetja e tyre ndaj saj vazhdon.

Fituesja e cmimit Nobël për Paqen në vitin 1991 është një nga politkanet e burgosura më të njohura në botë dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në Rangun.

Top Channel