Afganistan, dhuna në rritje shqetëson OKB-në

19/06/2010 12:35

Aktet e dhunës në Afganistan janë rritur ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit, duke shqetësuar Kombet e Bashkuara.

Në një raport të Këshillit të Sigurimit thuhet se atentatet me bomba të vendosura në rrugë janë rritur me 94% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Në nivel mesatar, thotë raporti, janë regjistruar tre sulme vetëvrasëse në javë, gjysma e të cilëve në zonat e tensionuara të jugut.

Të dhënat janë publikuar kur trupat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA kanë zhvilluar një ofensivë të gjerë në provincën e Helmandit.

Nga Shtetet e Bashkuara kanë ardhur edhe përforcime, pasi presidenti Obama urdhëroi në dhjetor dërgimin e 30 mijë trupave të tjera.

Top Channel