Abuzonte me mbesën 10 vjeçare, arrestohet

19/06/2010 16:30

Me justifikimin se ishte duke i mësuar edukatën seksuale, e përdhunonte.

Një rumun 57 vjeçar, Rosu Viorei, banor në Santa Vittoria d’Alba, në Itali, është arrestuar nga karabinierët me akuzën e dhunës seksuale ndaj mbesës së tij 10 vjeçare.

Ngjarja është denoncuar nga e ëma e vajzës që kishte vënë re sjellje të dyshimta të vëllait të saj ndaj së bijës. Vajza kërcënohej nga dhunuesi që i dhuronte shuma parash në këmbim të heshtjes.

Top Channel