Suedia denoncon punën e fëmijëve afrikanë

18/06/2010 17:55

Çokollatat e prodhuara për martesën e princeshës Vittoria të Suedisë janë realizuar me kakao të mbledhur nga fëmijët afrikanë.

Denoncimi i punës së të miturve në kushte shumë të rënda ka ardhur nga një radio suedeze.

Paradoksalisht të ardhurat shkonin për një fondacion për mbrojtjen e fëmijëve, i krijuar nga çifti i sapomartuar.

Zëdhënësi i ndërmarrjes së çokollatave ka deklaruar se kakaoja vjen nga prodhues gjermanë dhe holandezë, që e kanë blerë nga kooperativat afrikane.

Top Channel