OKB: 71 milion $ për Kirgistanin

18/06/2010 23:10

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka apeluar për ndihmë financiare për të përballuar krizën humanitare të krijuar në Kirgistan pas përleshjeve ndëretnikë që përfshinë vendin.

“Nevojiten 71 milion dollarë për Kirgistanin. Rreth 1 milion njerëz janë prekur nga kriza dhe dhuna në Kirgistan”, deklaroi Ban Ki Mun.

Më tej shefi i OKB-së, sqaroi se zyra e koordinimit të ndihmave humanitare e OKB-së, e drejtuar ng Xhon Holmes ka nisur kontaktet me shtetet donatore për të diskutuar detajet e ndihmës që do të ofrohet.

Top Channel