Itali, vetëvritet mbi varrin e të shoqes

18/06/2010 17:30

Nuk ka duruar dhimbjen dhe vetminë të shkaktuara nga vdekja e së shoqes dhe është vetëvrarë me një pistoletë përpara varrit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në Viterbo të Italisë. Burri, rreth 50 vjeç, kishte hyrë në varrezën e fshatit përpara hapjes së kangjellave.

“Nuk jetoj dot pa të”, ka shkruar mbi një letër në të cilën viktima u kërkonte familjarëve falje.

Top Channel