G20, Kanada, parashikohen protesta

18/06/2010 21:40

Lajmërohen protesta për G20-ën që do të zhvillohet në Toronto javën e ardhshme. Parashikohen bllokime të autostradave përreth qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur një grup për mbrojtjen e të drejtave të Kombeve të Para kanadeze.

Bllokimi është lajmëruar të enjten për të sensibilizuar opinionin botëror se “jo gjithçka është në rregull në Kanada për popullsinë vendase”.

Kanali televiziv i indigjenëve ka bërë të ditur se shërbimet e sigurisë mund të mos lejojnë bllokimin.

Top Channel