BE, takim mbi politikën e jashtme

18/06/2010 20:50

Presidenti i BE-së, Van Rompuy do të organizojë një takim të jashtëzakonshëm të BE-së, shtatorin e ardhshëm në Bruksel.

Në qendër të bisedimeve do të jenë tema për politikën e jashtme, me rastin e zhvillimit në Nju Jork të sesionit të 65-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Përveç krerëve të shteteve dhe qeverive, do të ftohen edhe ministrat e Jashtëm të BE-së.

Van Rompuy bën të ditur se BE-ja duhet të flasë më shumë me një zë të vetëm në organizmat ndërkombëtare.

Top Channel