Francë, moti i keq, 20 viktima
17/06/2010 01:20
Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Francë. Autoritetet njoftuan se numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet shkoi në 20.
11 trupa të pajetë u gjetën në Dragunjan, provincë e rajonit të Del Varit, ndërkohë që më parë u raportuan 5 viktima në lokalitetin Trans en Provens dhe nga 1 në Luk, Rokuebrune, Frejus dhe Sent Kasin.
Dhjetra banesa ndodhen ende nën ujë, ndërsa helikopterët e grupeve të shpëtimit kryen evakuuimin e qindra banorëve të bllokuar mbi çatitë e shtëpive dhe të makinave të tyre.
Top Channel