Fotoja që ndryshoi historinë afrikano-jugore

17/06/2010 02:15

Trupi i pajetë i një 12 vjeçari në krahët e një të riu afrikan. Ky është imazhi i cili ndryshoi rrjedhën e historisë së Afrikës së Jugut.

34 vjet më parë, të mërkurën më 16 qershor të 1976-ës qindra nxënës të shkollave në rajonin e Souetos dolën në rrugët e qytetit për të protestuar kundër edukimit që ofronte sistemi aparteidit.

Manifestimi parashikohej të ishte paqësor dhe me pjesëmarrjen vetëm të të rinjëve. Por 12 vjeçari, Hektor Piterson iu bashkua turmës që kishte nisur marshimin në rrugët e qytetit me pankarta në duar. Në një moment para protestuesve shfaqen forcat e ruajtjes së rendit të cilat hapën zjarr ndaj tyre duke shkaktuar vdekjen e 23 të rinjve. Një nga viktimat e para të plumbave mbeti edhe 12 vjeçari Piterson.

Qysh prej asaj kohe 16 qershori përkujtohet në Afrikën e Jugut si “Dita e Rinisë”, ndërkohë që në Soueto ndodhet edhe një memorial në nderim të 12 vjeçarit që humbi jetën në këtë ditë.

Top Channel