“BP”: Ndjesë amerikanëve

17/06/2010 00:00

Kompania naftënxjerrëse, “BP” i ka kërkuar ndjesë popullit amerikan për ndotjen në Gjirin e Meksikës.

Deklarata ka ardhur nga vetë presidenti i kompanisë, Svenberg pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama, takim ky që u përkufizua nga Svenberg si mjaft konstruktiv.

“Edhe ne ndjejmë trishtim të thellë për këtë katastrofë e cila nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Ne shqetësohemi për njerëzit”, është shprehur Svanberg për televizionet amerikane.

Kreu i “BP” tha më pas se si pasojë e ndotjes së shkaktuar këtë vit kompania nuk do të paguajë dividentët.

Top Channel