Teksas, ekzekutohet pas 32 vjetësh i dënuari model

16/06/2010 10:30

Ka marrë fund pritja e gjatë 32 vjecare e një të dënuari me vdekje në Teksas të SHBA-së pasi ai është ekzekutuar afërsisht tre dekada pasi gjykata dha dënimin me vdekje për vrasjen e një polici.

David Powell që ka jetuar 32 vjet në krahët e vdekjes ishte 59 vjec dhe vendimi për ekzekutimin e tij u anulua dy herë. Powell e ekzekutoi policin shumë kohë më parë, pasi ai ndaloi makinën e tij për një kontroll rutinë.

Gjatë pritjes së gjatë ai u kthye në simbol të të burgosurit model, pasi ndihmonte shokët e tij në të gjitha mënyrat e mundshme. Edhe Amnesty International ka reaguar në lidhje me këtë rast duke kërkuar faljen.

32 vitet e pritjes janë një rast i rrallë në shtetin e Teksasit, ndërsa vjet në Georgia një i dënuar u ekzekutua pas 33 viteve pritje.

Top Channel