Tërmet në Indonezi 7.1 gradë Rihter

16/06/2010 08:40

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 gradë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm provincën indoneziane të Papuas.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 10 km nga bregu i detit, rreth 123 km nga ishulli Biak. Sipas të dhënave të para, 2 persona kanë humbur jetën. Pak momente pas tërmetit u dha alarmi për cunami por më pas gjithcka u anulua.

Sipas Agejncisë Indonezianë të Meteorologjisë, janë regjistruar dy lëkundje njëra pas tjetrës.

Top Channel