SHBA: Sanksione të reja ndaj Iranit

16/06/2010 21:15

Qeveria amerikane ka njoftuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë administratës Obama, sipas të cilave sanksionet do të prekin “individë dhe institucione”.

Javën e kaluar Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi me shumicë votash aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Teheranit, për shkak të procesit të pasurimit të uraniumit.

Por nga ana e tij, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad reagoi duke deklaruar se procesi në fjalë nuk do të ndalet dhe i cilësoi sanksionet si “mbeturina”.

Top Channel