Rebelët e Darfurit, në duart e Hagës

16/06/2010 16:50

Dy liderë të rebelëve në Darfur janë dorëzuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, e cila i akuzon për krime kundër njerëzimit.

Abdallah Banda dhe Saleh Mohammed ishin shpallur në kërkim për krime lufte, të lidhura me vrasjen e 12 paqeruajtësve të Unionit Afrikan në vitin 2007.

Sipas mediave ndërkombëtare, transferimi i tyre në Hagë është bërë në mënyrë sekrete muajt e fundit të vitit të kaluar. Vetëm sot, autoritetet e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës bënë të ditur lajmin.

Më herët gjatë vitit, akuzat ndaj një lideri tjetër të rebelëve lidhur me të njëjtin krim u rrëzuan për shkak të mungesës së provave.

Top Channel