Përmbytjet në Francë, 11 të vdekur

16/06/2010 12:45

Vërshimi i ujërave në disa rajone të Francës i ka marre jetën 11 personave. Pasditen e djeshme reshjet e shiut kane thyer cdo rekord duke shkaktuar një situatë të pazakontë në jugperëndim të Francës.(UPDATE)

Prej së hënës në zonë kanë rënë reshje të mëdha shiu dhe forcat zjarrfikëse kanë kryer më shumë se 600 ndërhyrje, të ndihmuar edhe nga mijëra forca nga departamente të tjera dhe nga tetë helikopterë.

Si pasojë e motit të keq ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, duke sjellë bllokimin e linjave hekurudhore dhe rrugore. I mbyllur është edhe aeroporti i Hyeres-Tolone.

Parashikimet meteorologjike flasin për reshje të vazhdueshme shiu në juglindje të Francës.

Top Channel