Pakistan, mbi 50 të vrarë në luftime

16/06/2010 19:15

Të paktën 10 ushtarë dhe 43 militantë të vdekur është bilanci i fundit i luftimeve mes forcave të rregullta pakistaneze dhe guerrilasve talebanë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ushtarake pakistaneze, sipas të cilave luftimet e ashpra janë përqendruar në zonën tribale të Bajurit, në kufi me Afganistanin.

Sipas të njëjtave burime, nga shkëmbimi i zjarrit 12 ushtarë të tjerë janë plagosur dhe 32 militantë të tjerë janë arrestuar.

Ndërkohë, talebanët kanë deklaruar se kanë rrëmbyer 40 trupa pakistaneze, pas sulmit që këta të fundit kryen në zonën e Mohmandit ditën e hënë.

Top Channel