Alarm në Lindjen e Mesme/ Irani hakmerret pas bombardimeve amerikane, bien sirenat në Bahrejn
“British Petroleum” ka pranuar të vendosë 20 miliardë dollarë në fondin që do të menaxhohet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze amerikane “New York Times”, në edicionin e saj on line.
Krijimi i fondit ishte kërkuar nga presidenti amerikan Barack Obama, për t’iu ardhur në ndihmë personave dhe bizneseve të prekura nga katastrofa ekologjike.
Vendimi u mor pikërisht gjatë takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes Obama-s dhe presidentëve të kompanisë britanike të naftës.
Ari i zi vazhdon të derdhet në Gjirin e Meksikës që prej shpërthimit të platformës së “BP” më 20 prill, ku humbën jetën 11 punëtorë.
Top Channel