KE, alarm për borxhet publike

16/06/2010 18:10

Një ditë pas vendimit për manovrat e shkurtimit të deficitit nga ana e vendeve të eurozonës, Komisioni Evropian ka dhënë alarmin për borxhet publike.

“Borxhet do të vazhdojnë të rriten në vitin 2010 dhe gjatë 2011-ës. Nëse cështja nuk përballet me urgjencë nga qeveritë përkatëse, rimëkëmbja e ekonomisë do të kompromentohet”, thuhet në një komunikatë.

Mes shqetësimeve më të mëdha të KE-së është edhe ajo për impaktin negativ që rritja e borxhit ka mbi cmimet që qeveritë vendosin mbi titujt publikë.

Ndërkohë, edhe FMN ka dhënë alarmin se paqëndrueshmëria në tregjet financiare mund të ngadalësojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Top Channel