Iran, reaktor bërthamor për qëllime kërkimi

16/06/2010 13:35

Irani nuk njeh kufij në përhapjen e teknologjisë bërthamore, pavarësisht sanskioneve të vazhdueshme nga Kombet e Bashkuara.

Kështu, përvec ndërtimit të centraleve që sipas Teheranit kanë qëllime energjitike, tashmë do të ndërtohet edhe një reaktor bërthamor për qëllime kërkimi.

Lajmin e bën të ditur shefi i Agjencisë për Energjinë Bërthamore Iraniane, Ali Akbar Salehi për televizionin shtetëror. Ne Teheran është ndërtuar prej kohësh një reaktor i tillë dhe ky do të jetë i dyti.   

Top Channel