Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Mosha e daljes në pension në Francë do të rritet nga 60 në 62 për 8 vitet e ardhshme, në kuadër të reformave të pensioneve që po ndërmerr qeveria.
Ministri francez i Punës, Eric Woerth u tha gazetarëve se zgjatja e moshës ishte e pashmangshme dhe e nevojshme për të balancuar financat publike.
Sipas agjencive lokale të lajmeve, lëvizja në fjalë synon të reduktojë kostot e pensioneve dhe të ulë sa më shumë borxhin publik të Francës.
Sipas burimeve, ky vendim pritet të hasë rezistencën e sindikatave të punëtorëve, të cilët mund të dalin në protestë.
Demonstrata kundër rritjes së moshës së pensionit janë zhvilluar edhe para se masa të njoftohej zyrtarisht dhe janë shoqëruar edhe me greva.
Top Channel