Belgjikë, socialistët optimistë për kompromis

16/06/2010 21:35

Lideri socialist i Belgjikës, Elio Di Rupo e vlerëson si të mundshme një marrëveshje të ekuilibruar për të formuar qeverinë e re belge.

“Kompromisi do të jetë në respekt të interesave të dy komuniteteve belge, atij frankofon dhe atij flamand”, ka deklaruar Di Rupo, fitues i zgjedhjeve në rajonin frankofon të Valonisë.

Di Rupo mbajti konferencën e tij të parë për shtyp në pas mbledhjes së Partisë Socialiste Evropiane dhe para samitit të BE-së që do të mbahet nesër.

Top Channel