Batica e zezë, krerët e “BP” tek Obama

16/06/2010 16:35

Krerët e “British Petroleum” kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Barack Obama, pasi njoftimit të tij për të detyruar kompaninë të paguajë dëmet e shkaktuara nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Në një fjalim televiziv, Obama kishte deklaruar se do t’u kërkonte presidentëve të “BP” që firma të ngrinte një fond për të kompensuar të prekurit nga katastrofa.

Nafta vazhdon të derdhet në Gjirin e Meksikës që prej shpërthimit të platformës së “BP” më 20 prill, ku humbën jetën 11 punëtorë.

Që atëherë retorika politike në SHBA është bërë shumë e hidhur, ndërkohë që cmimet e aksioneve të kompanisë britanike kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke humbur biliona dollarë.

Top Channel