Transplanton mushkëritë e duhanpirësit, ndërron jetë

15/06/2010 16:40

Ndërron jetë 6 muaj pasi kreu transplantin e mushkërive. Kjo gjë mund të ndodhë shpesh sepse mjekësia njeh edhe dështime, por në rastin e 28 vjecares britanike, mesa duket fajin e kanë pasur mjekët.

Sipas dëshmive të familjarëve, ish donatori ishte konsumues i rregullt i duhanit dhe kjo ka bërë që 28 vjecarja të mos jetojë gjatë. Babai i viktimës thekson se nëse e bija do ta dinte, do ta kishte refuzuar transplantin.

Por nga ana tjetër, mjekët thonë se ky nuk është një element i rëndësishëm. Në janar të vitit 2009, Lyndsey Scott  u operua në spitalin Ëythenshaëe të Manchester, por 6 muaj më vonë ajo ndërroi jetë. “Mushkëritë e një duhanpirësi mund të funksionojnë më së miri pas një transplanti”, shprehet shefi i spitalit për BBC.

Top Channel