Kohë e keqe në Francë, dy të vdekur

15/06/2010 21:50

Dy persona kanë humbur jetën në rajonin francez të Var, në juglindje të vendit, për shkak të shirave të fortë që kanë përfshirë prej disa orësh gjithë Francën duke shkaktuar përmbytje.

Janë 11 rajone në jug ende në gjendje alarmi për shkak të kohës së keqe.

Zona, e njohur për thatësirën karakteristike, mund të regjistrojë një rekord reshjesh në 30 vitet e fundit.

Top Channel