Britani, ‘jo’ PC për fëmijët më të vegjël se 9 vjec

15/06/2010 09:30

Më mirë të mos përdoren kompjuterat para moshës 9-vjecare, sepse duhet të kuptohet bota reale përpara asaj virtuale.

Kjo është kërkesa e disa psikologëve të Royal Society of Medicine bërë ndaj qeverisë britanike, të cilët kërkojnë rregulla strikte lidhur me këtë cështje. Nuk lejohet përdorimi i telekomandës në videolojëra, nuk lejohet navigimi në internet përpara moshës 9-vjecare.

Specialistët kërkojnë që t’i jepet më shumë hapësirë fëmijëve për botën reale. Fëmijët kanë nevojë të prekin, të zbulojnë, të provojnë, t’i shikojnë objektet reale për të edukuar infrastrukturat e tyre neurologjike.

Top Channel