Afrikë e Jugut, 500 pinguinë ngordhin nga i ftohti

15/06/2010 21:40

Temperaturat shumë të ftohta që kanë përfshirë zonën lindore të Afrikës së Jugut, kanë shkaktuar ngordhjen e të paktën 500 pinguinëve.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale duke iu referuar entit të parqeve kombëtare.

Pinguinët janë pakësuar shumë në mënyrë të vazhdueshme dhe në zonë kanë mbetur vetëm 700 çifte në gjendje të riprodhohen.

Top Channel