Kujtimet e këqija fshihen me ilac

04/06/2010 16:40

Shkencëtarët e Universitetit të Portorikos kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, pasi ata kanë arritur të testojnë me sukses tek kaviet, ilacin që shuan të gjitha shijet e këqija që mund të lënë zhgënjimet e së shkuarës.

Sipas studimit të publikuar në “Science”, ilaci anti-frikë fshin efektet negative nga një frikë apo dicka që na ka bërë të hidhërohemi. Ilaci në fjalë stimulon një zonë të trurit ku kultivohet kujtimi i një situate të dhimbshme në të shkuarën.

Gjatë testimit me kaviet, shkëncëtarët u kanë vendosur të dëgjojnë një zhurmë të fortë, e shoqëruar nga një dridhje elektrike. Sa herë që dhimbja shfaqej, kafshët trembeshin.

Eksperimenti vazhdoi me kontrollin që iu bë proteinës Bdnf, e cila kur u vendos nën kontroll, lejoi që minjtë të shfaqnin më shumë siguri.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA