Imami: Do shtojmë kapacitetet e demontimit

04/06/2010 10:15

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një vizite në fabrikën e demontimit të armëve në Polican ka deklaruar se prioritet i qeverisë mbetet eleminimi i municioneve brenda tre viteve të ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, Imami ka premtuar gjithashtu rritjen e kapaciteteve për kryerjen e demontimit.

“Do shtohet kapaciteti i demontimit të armëve. Ky proces pritet të mbarojë brenda tre vjetësh. Falenderoj ushtrinë, e cila ka dhënë një kontribut të vecantë në mbledhjen e municioneve”, ka pohuar Imami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA