Tirana: Sulmi izraelit, i pajustifikueshëm

31/05/2010 18:15

Tirana zyrtare ka reaguar këtë pasdite lidhur me sulmin e komandove izraelitë ndaj anijeve me ndihma për Palestinën, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm.

Në një reagim, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se sulmi izraelit ka cënuar stabilitetin e brishtë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Mesme. Sulmi i forcave izraelite është i pajustifikueshëm. Iu bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të hetojnë ngjarjen, e cila ka tensionuar Lindjen e Mesme dhe jo vetëm”, ka deklaruar MPJ.

Nga sulmi i forcave speciale izraelite në anijen me ndihma për popullin palestinez mbetën të vrarë 19 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA